.
×

Humb jenën një 56 vjeçar në një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë



Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka humbur jetën një 56 vjeçar. Në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku, i cili ka rezultuar me vdekjen e një personi dhe lëndimin e disa të tjerëve.Në aksident sipas policisë, ishin përfshirë tri vetura, një VW “Passat”, një VW “Caddy” dhe një “Fiat”.Sipas hetimeve në vendngjarje, policia bënë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur pasi automjeti që ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës, në një moment ka humbur kontrollin, shkaku nuk i ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës.Vetura WV “Caddy” me këtë rast nga ana e djathtë kalon në të majtë, duke u përplasur ballë përballë me automjetin VW ‘Passat’. Ky i fundit nga goditja që merr, me pjesën pasme godet automjetin ‘Fiat’.Në ketë aksident pos dëmeve materiale shkaktohen edhe lëndime trupore ku si pasojë e lëndimeve të rënda në Spitalin rajonal në Pejë pa shenja jete arrin H.Z. 56 vjeçar, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar ekipi i Emergjencës së këtij spitali, ndërsa pasagjerët e lënduar A.P (1987), DM.(1988) dhe D.L.(1989), pos të dyshimtit (B.M), nga ekipi mjekësor janë liruar për në shtëpi për shërim të mëtutjeshëm.Ndërsa personi si i dyshuar për shkaktim të aksidentit, për shkak të lëndimeve është ndaluar në repartin Kirurgjik në Pejë.