.
×

Hulumtimi për liderët më të pëlqyer në Kosovë, e nxjerrë Ahmetin të parin ndërsa Thaçin në fund



Sipas hulumtimit të Kantar TNS, Indeks Kosova pëlqyeshmëria e qytetarëve ndaj liderëve politik nga viti 2003 deri në vitin 2018 ka shkuar duke rënë, edhe pse popullariteti i liderëve politik ndër vite ka pasur oshilacione.

Të dhënat e këtij hulumtimi për muajin qershor të vitit 2018, si liderin më të pëlqyer nga opinion publik e nxjerrin Shpend Ahmetin me 64 për qind. Lideri i dytë radhitet Albin Kurti me 61 për qind , për të vazhduar më pas Behgjet Pacolli si i treti.

I katërti në listë është Isa Mustafa, e pas tij kryeministri Ramush Haradinaj. Në vendin e gjashtë është pozicionuar Fatmir Limaj. I parafundit në listën e dalë nga hulumtimi i Kantar TNS është presidenti Hashim Thaçi.