.
×

Hoxhaj: Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë, ka thënë se shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan.

Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se, kjo do të mund të ndodhte nëse shqiptarët bashkohen dhe tregojnë kapacitet politik, ekonomik dhe shoqëror.

Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:

Në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në Botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO; ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës dhe më pas pavaësinë e saj; si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë. Në Kongresin e Tretë të LSHB-së theksova se shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik, ekonomik dhe shoqëror në përmbushjen e kësaj aspirate.