[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoxhaj premton fond prej 1 milard eurove: Do rrisimin pensionet deri në 40 për qind



Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se partia e tij me fondib prej 1 miliardë eurove ka synim lehtësimin e jetesës së qytetarëve duke rritur pensionet deri në 40%.

Hoxhaj deklaron se ndihmat sociale do rriten mbi 30%.

Postimi i tij i plotë:

PDK është e vendosur dhe e bashkuar për të realizuar programin e Rimëkëmbjes në të gjitha qytetet në Kosovë. Pritje të jashtëzakonshme patëm nga strukturat e partisë në Fushë Kosovë, ku prezantova në detaje programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike e politike.

Fondi prej 1 miliard eurove do të ketë si synim edhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve tanë, duke rritur pensionet deri në 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%, për të gjithë përfituesit. Këto janë vetëm disa nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim në muajt e parë të qeverisjes.

Menu Title