.
×

Hoxha nga Mitrovica thotë së qytetari nga Vushtria është ‘paguar’ nga mediat për të prishur imazhin e hoxhallarëve



Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifa, ka komentuar rastin e qytetarit Sabit Beqirit, nga Vushtria kur Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi që t’i paguajë 470 euro, përndryshe sipas Sabriut, nëna do t’i mbetej pa varrosur pa ceremoni fetare.

Imami nga Mitrovica, ka mohuar kategorikishtë rrëfimin e qytetarit nga Vushtria, duke shkuar aqa larg sa që thotë e gjitha kjo është një sajesë nga mediat për të prishur imazhin e hoxhallarëve dhe Islamit. Ai madje thotë se personi është ‘paguar’ nga dikush më qëllimin e vetëm për të ulur autoritetin e hoxhallarëve.

“Atje po don me dal se dikush e ka ‘pagu’ atë fukaranë e shkretë, edhe shko ti thuaj dil ti para ekranëve televizive thuj që unë e shita viçin edhe nuk me dulen paret e viçit dhe më është dashtur më hi edhe borq për të paguar anëtarësinë. Ko nuk ban vaki me ndodhë”, thotë imami Fatmir Latifa.

Ai ka vazhaduar tutje duke akozuar mediat se janë duke bër fushatë antiislame.