[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Vushtrria gjithmonë ka qenë me vizionin e presidentit Rugova



Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese, sepse ka qenë me vizion të qartë, atë të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Hoti bëri të ditur se sot është përvjetori i LDK-së, saktësisht dega e LDK-së, në Vushtrri.
Ai gjithashtu theksoi se nga Vushtrria mori mesazhin e qartë, se strukturat dhe aktivistët janë të gatshëm për të vazhduar punën e palodhshme.
“Sot është përvjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri.Falënderim të veçantë për kryesinë, strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, për punën e palodhshme ndër vite dhe mobilizimin për këto zgjedhje.Gjatë vizitave nëpër të gjitha degët e LDK-së, kam marrë mesazhin e qartë, strukturat dhe aktivistët janë të gatshëm për të vazhduar punën e palodhshme me dhe për shtëpinë e tyre politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova”, tha Hoti.
Duhet përkujtuar që edhe pse fushata elektorale nuk është hapur zyrtarisht, Hoti bashkë me anëtarët e tjerë të LDK-së kanë filluar që moti të bëjnë fushatë nëpër degët e ndryshme të partisë anembanë vendit.
Ngjashëm kanë vepruar edhe partitë e tjera, në prag të tre shkurtit kur edhe pritet të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore.

Menu Title