[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti thotë se ai do të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë



Botapress 4 Qershor – Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialog me Serbinë, kurse nuk do të hyjë mes SHBA-së dhe BE-së. “Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta.

Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së”.

“Ne jemi me të dyjat. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht”, ka thënë ai në RTK

Menu Title