[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti te varri i Presidentit Rugova: Pas nderimeve për themeluesin e shtetit do të shkojmë në Prekaz



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me kabinetin qeveritar kanë bërë sot homazhe para varrit të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Shkurtimisht, Hoti nuk foli për çështje politike, mirëpo, tha se po nderojnë themeluesin e shtetit të Kosovës, e më pastaj do të shkojnë për vizitë edhe në Prekaz.

“Sot e kemi nisur ditën me protokollin e nevojshëm, të zakonshëm, të kryeministrit kur e merr detyrën, pas konsultimeve fillestare, pastaj nderimet që shprehim si kabinet, për themeluesin e shtetit të Kosovës, pas pak do të jemi në nderime në Prekaz, si shenjë e respekti ndaj asaj familje dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për liri”, ka thënë ai.

Menu Title