[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Serbia duhet ta pranojë realitetin për Kosovën



Botapres 22 Tetor – Në takimin e mbajtur mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku i pranishëm ishte edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, kreu i ekzekutivit ka thënë Serbia duhet pranuar realitetin për Kosovën.

“Ne jemi duke punuar për të një marrëveshje të paqes për normalizim të plotë. Ne nuk duhet të kufizojmë diskutimet se çfarë humb apo fiton Serbia. E rëndësishme është që të dyja palët do të fitojnë. Normalizimi i bëhet për qytetarë që të lëvizin të lirë, për tregun e lirë, në baza të barabarta”, tha Hoti në takimin virtual.

Kryeministri Hoti ka shtuar se s’duhet të shtrohet çështja se çka humb apo fiton Serbia nga këto bisedime, por që sipas tij, duhet arritur marrëveshja për paqe.

“Ne kemi shumë çështje nga e kaluara, për të zhdukurit dhe shumë çështje të tjera, por ne duhet të ulemi në tryezën e dialogut për të arritur një marrëveshje dhe jo të diskutojmë se atë se çka fitojmë apo humbim. Duhet pranuar realiteti. Po ashtu, duhet të pranojmë të kaluarën për të qenë të gatshëm për një paqe në të ardhmen dhe jo për zgjidhje të përkohshme. Na duhet një zgjidhje e përhershme”, ka thënë ai.

Menu Title