[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Qeveria synon t’i shpërndajë edhe 2 milionë euro për komunitetet joshumicë



 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se po planifikojnë shpërndarjen edhe të 2 milionë eurove për komunitetet joshumicë.

Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, me të cilët ka diskutuar për planin e zbatimit dhe promovimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht për Masën 9-të, e cila lidhet në mënyrë specifike me këto komunitete.

“Në bazë të Programit të miratuar në Qeveri, ne e kemi shpërnda një shumë prej 1.7 milionë euro, si mbështetje për komunitetet joshumicë, ndërsa tani planifikojmë t’i shpërndajmë edhe 2 milionë euro për këto komunitete dhe atë deri në fund të dhjetorit të këtij viti, në mënyrë që t’ju ofrojmë mbështetjen e duhur në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ”, tha Kryeministri Hoti.

Po ashtu, Hoti vlerësoi dhe kërkoi angazhimin e të pranishmëve për shpërndarje të informacioneve dhe identifikimin e rasteve, në mënyrë që ato raste të aplikojnë për të përfituar në kuadër të kësaj shume, të cilën Qeveria e ka ndarë për ta.

 

Menu Title