.
×

Hoti: Projekti i Abrashit për Prishtinën siguron punësimin e 30 mijë të rinjve



Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se projekti i Arban Abrashit për Prishtinën siguron punësimin e 30 mijë të rinjve. Ai konsideron se qyteti ka humbur zhvillimin ekonomik gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit.

Hoti thotë se zhvillimi i Prishtinës do të nisë aty ku është lënë në vitin 2013.

Ky është statusi i plotë i tij:

 

Projekti i Abrashit per Prishtine siguron punesim te 30 mije te rinjve.

 

Prishtina ka potencial te madh ekonomik, por fatkeqesisht ka humbur kater sezona, si nje futbollist i fuqishem dhe i talentuar qe per shkak te lendimit humb sezonin. Lendimi qytetit te Prishtines i ndodhi ne aksidentin e zgjedhjes se Shpend Ahmetit ne krye te Prishtines.

 

Zonat ekonomike, fondi i punesimit, master plani per rajonin e Gollakut, projektet e medha infrastrukturore etj., jane vetem disa projekye te master planit tone per zhvillim te Prishtines metropolitane.

 

Do ta nisim zhvillimin e Prishtines aty ku e lame me 2013.