.
×

Hoti përmend vrasjen e Ahmet Krasniqit, derisa LDK akuzohet për ushtrinë



 

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri, Ramush Haradinaj, ka akuzuar LDK-në se vite më parë ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës.

Pas disa reagimeve të deputetëve të LDK-së, vjen edhe reagimi i shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili këtu lidh vrasjen e ish ministrit të qeverisë në ekzil, Ahmet Krasniqit.

“LDK-ja e ka themeluar ushtrinë para 28 viteve”.

“LDK-së ju ka vra një Ministër i Ushtrisë më 1998”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Klan Kosova.“Kush është pra kundër ushtrisë?!”.