[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti pas arrestimeve të EULEX: Drejtësia është mbi të gjitha, duhet respektuar plotësisht



Botapress 26 Shtator – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reagaur pas arrestimeve të djeshme të bëra nga EULEX.Hoti në shkrimin e tij thekson se Qeveria e Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

Ai tutje thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë” shkruan Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

Menu Title