.
×

Hoti: Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë



 

Botapress, 17 korrik- Kandidati për kryeminstër nga koalicion LAA, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK do nuk blenë dhe nuk shetë votën e qytetarit por e mbrojnë atë si të shenjtë, transmeton Botapress.info

Ky është postimi i plotë i Avdullah Hotit:

 

Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret.

Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë.