[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti i kundërpërgjigjet ashpër Haradinaj për task forcën



Botapress 24 Tetor – Pasi kryetari i AAK-së deklaroi se ishte kundër vendimit për shuarjen e task forcës ka ardhur përgjigja e kryeministrit Hoti.

Ai është përgjigjur duke i bërë me dije se me vendimet e tij kanë kthyer ligjshmërinë.

Postimi i plotë:

Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve.

Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.

Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore.

Menu Title