.
×

Hoti: Faj për dështimin në Interpol ka Serbia



Botapress 20 Nentor-Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimin që Kosova të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL. Hoti ka thënë se faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë.

Kosova sot dështoi të bëhet pjesë e INTERPOL-it, ndërsa i gjithë spektri politik fajëson kryesisht Serbinë, e cila lufton ashpër anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Edhe Hoti i LDK’së, përmes një postimi në Facebook,  fajin kryesor i ka vënë antilobimit të Serbisë.

“Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan. Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon”, thuhet në postimin e Hotit.

“ Të nxjerrim mësim nga ky refuzim sot. Duhet të vazhdojmë të jemi unik në atë që aspirojmë, për t’i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime”, ka shkruar Hoti.