[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti e quan të rëndë situatën me Covid-19, Naser Ramadani thotë “se jemi në rrugë të mbarë”



Botapress 13 Gusht – Për herë të parë, Kosova gjendet në krye të një liste me gjithë shtetet e botës. Për numrin e vdekjeve nga COVID-19 në 1 milion banorë, vendi më i varfër në rajon, ka lënë prapa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, pavarësisht këtyre të dhënave, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, thonë se vendi është në rrugë të mbarë në përballje me pandeminë.Themeluesi dhe drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një tabelë, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.

E ndonëse vendi ia kalon me numër të vdekjeve për 1 milion banorë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, po thotë se vendi është në rrugë të mbarë në luftën me COVID-19.

Menu Title