[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Do të kompensojmë dëmet nga vërshimet



Botapress 14 Janar – Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas takimit me kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se duke filluar nga nesër do të kompensojnë një pjesë të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Hoti në llogarin e tij në Facebook, ka theksuar se është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vizitova fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla.Me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve.

Menu Title