.
×

Hoti: Demarkacioni të kaloj, kjo Qeveri të bie!



 

Botapress, 14 mars- Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë.

Kjo kërkesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa shefi i GP Avdullah Hoti tha se koalicioni qeveritar ka filluar me premtime të mëdha por nuk ka bërë asgjë.

Hoti i LDK-së ka bërë thirrje që demarkacioni të votohet qysh sot, dhe të shkohet sa më parë në zgjedhje.

Hoti ka përmendur disa nga vendimet e “gabuara” të Qeverisë siç është shpronësimi i Hades, rritja e pagave, greva në arsim, tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale, etj.