[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet



Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth zhdukjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Gjatë një konference për media, Hoti është pyetur edhe nëse po e mendon shkarkimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajramit, pas këtij skandali.

Sipas Hotit, Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet, mashtruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend kanë me dal në sipërfaqe së shpejti”, ka deklaruar Hoti.

Menu Title