Botapress 13 Janar – Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Mitrovicë, shkruan Botapress
Hoti përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë që adresa politike e Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova ishte një dhe e vetme, LDK-ja, ndërsa njëri ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishte i pari i kësaj komune, Faruk Spahija.
Çfarë atmosfere, entuziazmi dhe mobilizimi i krijuar nga strukturat dhe anëtarët e degës tonë, për fitoren e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Mitrovica, Faruk Spahija dhe LDK-ja janë një!
Çfarë atmosfere, entuziazmi dhe mobilizimi i krijuar nga strukturat dhe anëtarët e degës tonë, për fitoren e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.
Adresa politike e Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova ishte një dhe e vetme, LDK-ja, ndërsa njëri ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishte i pari i kësaj komune, Faruk Spahija.
Zoti e bekoftë Mitrovicën!
Zoti e bekoftë LDK-në!