.
×

Horoskopi për ditën e dielë, 29 mars



Dashi

Sot ju duhet të pushoni  mirë,meqë jeni të vetëdijshëm se java që vjen do të jetë shumë e ngarkuar.Të dashuruarit e kësaj shenje do të jenë  plotësisht të përkushtuar ndaj njëri tjetrit dhe gjithë ditën do e kalojnë në përqafimet e ngrohta të njëri tjetrit. Beqarët duken sikur janë dorëzuar nga kërkimi I dashurisë, prandaj sot do të jenë të qetë në këtë drejtim. Mos u dorëzoni, kërkojeni dashurinë. Financat nuk janë në gjendje të mirë , por do përmirësohen së shpejti. Shëndeti I mirë.

 Demi

Ju i frikoheni ndryshimeve të mundshme në jetën tuaj, prandaj edhe mundoheni që çdo gjë ta mbani nën kontrollë. Personat që janë në lidhje do të  ndjejnë  aq shumë dashurinë ndaj njëri tjetrit , derisa  mund të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen. Beqarët  do të jenë në kërkim të dashurisë, disa edhe mund të kenë gjetur atë vetëm se duhet vepruar me kudes për të fituar atë dashuri. Financat nuk janë stabile, mos shpenzoni pa masë. Lodhje  dhe pagjumësi.

 Binjakët

Do të merrni disa lajme rëndësishme për punën dhe do shqetësoheni, mbase edhe do të humbisni  interesimin për përgjegjësit që keni. Të dashuruarit e kësaj shenje  do të jenë pothuaj tërë ditën së bashku edhe pse marrdhënia e tyre  është plasaritur ca, por diskutimet  që do I kenë do të jenë reflektuese në përmirësimin e lidhjes. Beqarët  nuk do të kenë fat as sot  në kërkimin  e dashurisë dhe do të përfundojnë të vetmuar si edhe herë të tjera. Financat janë stabile.  E mundshme  dhembje të fytit.

Gaforrja

Keni menduar gjatë për ndryshimin e pozitës suaj në punë dhe kjo do të  bëhet realitet shumë shpejtë. Të dashuruarit e kësaj shenje nuk janë në humor të mirë dhe mund të përplasen me njëri tjetrin për imtësira që mund të ju dërgojnë në ndarje.Kujdes mund të lëndoheni .Beqarët  nuk do të jenë të vendosur për të bërë ndryshime në jetën e tyre. Janë dyshues nëse  do të gjejnë personin e duhur ndonjëherë. Financat do të jenë mirë pas angazhimi tuaj të mençur. Shëndeti i mirë.

 Luani

Nuk do të hezitoni aspak që të merrni obligime shtesë meqë jeni të vetëdijshë se  e gjitha do të jetë në interesin tuaj personal.Personat që janë në lidhje  nuk do të mendojnë për asgjë tjetër sot vetëm se si të kënaqen dhe dashurojnë njëri tjetrin. Do të kalojnë një ditë të bukur me plotë emocione.Beqarët e kësaj shenje do të jenë  indiferentë ndaj të gjitha njohjeve që kanë pasur , duke dashur të  mos lëndohen. Nuk duan të veprojnë me nxitim e të gabohen. Financat  janë mirë, por menaxhimi I matur nuk ju fut në telashe.I bëni mirë shëndetit nëse qëndroni pak më shumë në natyrë.

Virgjëresha

Duhet të vendosni disa kritere të reja për të qenë më sihurtë në bashkëpunimin tuaj duke mos rrezikuar punën. Personat e dashuruar do të bëjnë plane të shumta për të ardhmen, ndrësa nuk do të mungojë edhe dhurata për partneri  për të shprehur kështu sinqeritetin në lidhje. Beqarët  ka ditë që janë duke menduar se sit ë veprojnë , të definojnë mendimet për të ardhmen e tyre , por nuk kanë një vendim të prerë ende, nëse duan jetë ndryshe nga kjo e tashmja. Financat mbeten mirë edhe më tutje. Shëndeti I mirë.

Peshorja

Mund të ballafaqoheni me problem,por ato juve nuk ju ndalojnë të vazhdoni aty ku e keni edhe synimin të arrini.Të dashuruarit e kësaj shenje ka kohë që ka filluar të duket më ndryshe për shkak të përkushtimit të shtuar ndaj njëri tjetrit. Me këtë ndryshim ata janë të gatshëm edhe për vendime të mëdha në jetën e tyre. Beqarët  nuk do të refuzojnë asnjë ftesë që do ju bëhet dhe do të takohen me shumë persona, por rezultate nuk do të ketë , do mbesin prap vetëm. Financat janë të qëndrueshme. Ndiheni mirë me shëndetin piko-fizik.

Akrepi

Bëni një ndarje se cilat do të ishin idetë më të mira që jut ë arrini  synimet tuaj në profesion.Të dashuruarit e kësaj shenje sikur ndihen mbi rederisa qëndrojnë së bashku të përqafuar. Duan që dita të zgjësë pa fund për të mos u ndarë nga njëri tjetri. Beqarët do të kenë mundësi të mira  të njohjeve  dhe atë me persona të veçantë që do ju lënë mbresa të thella. Mund të ndryshojnë mendjen  që të mos mbesin vetëm. Financat  janë të luhatshme nga pakujdesia e juaj me shpenzimet.Kontrolloni pasqyrën e gjakut.

Shigjetari

Sot do të mendoni për një strategji të re  që do ta aplikoni për  sukseset e juaja profesionale në vendin e punës. Personat që janë në lidhje do të kalojnë një ditë me plotë harmoni mes vete ku nuk do të mungojë dashuria passionate që kanë për njëri tjetrin. Beqarët  janë në qendër të vëmendjes. Ata kanë shumë takime , por  kanë nevojë edh epër më shumë kohë deri në një vendim konkret. Financat janë mirë nëse do të shpenzoni me kujdes. Dhembje në shpinë.

Bricjapi

Ju duhet një analizë e mirëfilltë për të parë  rezultatet e planit tuaj. Bashkëpunoni me kolegët, suksesi do të jenë evidentë. Të dashuruarit e kësaj shenje ka kohë që  e ndjejnë se nuk mund të qëndrojnë largë njëri tjetrit dhe se dashuria e tyre është ajo e vërteta. Do tëknaqen në përqafimet pasionante. Beqarët  mendojnë se është moment I fundit të bëjnë nëj zgjedhej nga të gjithë personat që kanë takuar. Ata do të reflektojnë  dhe do të hidhen ne veprim. Financat e qëndrueshme. Shëndeti I mirë.

Ujori

Mundësi të reja do të vijnë për të afaruar me sukses në biznes apo në vendin e punës, ndrësa keni nevojë për ndihmën e një miku.Të dashuruarit e kësaj shenje do të  kalojnë tërë ditën së bashku  dhe nuk do të kenë asnjë mosmarveshje përveq dashuri dhe emocione si asnjëherë më parë. Beqarët  edhe pse janë në kërkim të dashurisë, dita e sotme nuk është idealja për ta takuar atë. Mund të presin edhe pak kohë. Financat do të ishin mirë sikur të mos beni shpenzime koti. Largojeni  nervozën.

Peshqit

Jeni në përpjekje që të krijoni kushte më të favorshme për  suksese n ë punë, por idetë tuaja nuk pëlqehen nga të tjerët dhe  ju do të keni të ndryshoni taktikë.Personat e dashuruar do të kenë mundësi të kalojnë një ditë të lumtur pa I penguar askush , ndrësa nuk do mungojnë edhe befasitë e dyanshme. Mbrëm ja do të jetë fantastike. Beqarët  nuk kanë asnjë ftesë për takim , ndrësa ditën do ta kalojnë më shumë në shpëti për të dal me miqë në mbremje. Financat nuk janë aq mirë , kurseni pak më shumë. Shëndeti I shkëlqyer.