.
×

Horoskopi për ditën e diel  



Dashi

 Në mendjen tuaj përherë është një mendim, të gjeni mënyrën për të zgjidhur një çështje deri në fund. Shmangini  kontaktet  me bashkëpuntorët, nuk është e nevojshme të  flisni  për gjërat që  shkaktojnë reagime negative, më mirë është të gjeni kompromis. Gjithëmon gjendet faktori i ndryshimit , befasia. Partneri mundohet  shumë të të kuptojë , por  jo në të gjitha rastet të mbështet.

Demi

Ju duhet të gjeni kohë dhe të diskutoni me fqinjët për një  konfrontim verbal që ka marrë dy kuptime. Marrdhënia në dashuri do të humbasë intimitetin dhe butësinë. Partneri nga ju do të kërkojë më shumë vëmendjen tuaj në vend të injorimit. Mund të dalin problem me fqinjët dhe vështirë  për ju të dëgjoni kritikat dhe kërkesat e tyre.

Binjakët

Ngjarjet që kanë të bëjnë me dashurinë do të përfundojnë ashtu si ju keni deshirë. Partneri vështirë të kuptojë  nevojat tuaja. Do të keni një ndarje të shkurtër dhe  për këtë ju nuk do të mërziteni. Do të jetë e mjaftueshme për ju që të komunikoni me telefon  dhe kohën tjetër do t’ia kushtoni vetes. Për të rinjët e kësaj shenje , priten takime  interesante.

Gaforrja

Ju keni përshtypjen se të gjitha ngjarjet e lumtura në jetën tuaja janë të  varura nga anëtarët e familjes. Mos lejoni që jetën tuaj të ta kontrollojnë kaq shumë. Dikë nga anëtarët e familjes e shqetëson  gjendja e juaj shëndetësore, prandaj kërkon  që të vizitoheni te mjeku. Kjo ndoshta është për shkak se  punoni tepër dhe nuk pushoni mjaftë.

Luani

Kushtojuni vetës më shumë në mënyrë që të merrni atë që vërtet e dëshironi. Përpjekjet e juaja nuk duhetë të jenë për të përmbushur dëshirat e të tjerëve, mendoni për vetën tuaj. Për shkak të xhelozisë, marrdhënija e juaj me partnerin do të tensionohet  shumë  dhe konflikti  do të jetë I dyanshëm. Nëse partneri  sillet natyrshëm, nuk keni nevojë të provokoni situatën.

Virgjëresha

Kohën  e lirë ju do ta kaloni brenda katër mureve duke pastruar dhe bërë gjëra në shtëpi. E gjitha ajo çfarë nuk kanë arritur të përfundojnë anëtarët  në shtëpi do të  jetë punë që duhet përfunduar ju .Do të ndjeni një peshë të rëndë në jetën tuaj, kështu që  mendoni se një largim nga shtëpia do të jetë  veprim I mirë për ju. Nuk do të ndjeheni keq nëse këtë ditë do ia kushtoni vetëvetes.

Peshorja

Ju do të vëreni se të gjithë sytë i kanë drejtuar kah ju dhe ju do të merrni këtë seriozisht duke shfrytëzuar  ditën e cila është e  duhura për të fituar në çdo gjë. Kështu ju do të lini përshtypje shumë të mira tek simpatija e juaj. Megjithatë juduhet të kontrolloni çdo gjë që ka të bëjë me  financat  dhe shpenzimet e  panevojshme. .Dikush ju beson për problemin që keni dhe në fshetësi do të ju ndoihmojë ta zgjidhni atë.

Akrepi

Nuk mund të përshtateni me ritmin e jetës së familjes suaj,prandaj për këtë edhe mund të keni konflikte  verbale. Të rinjët e kësaj shenje do të  kërkojnë lirinë e veprimit, meqë besojnë se atë e meritojnë. Personat e martuar do të kenë trazira,partneri nuk do të arrijë të kuptojë  vendimet apo dëshirat tuaja.  Do të  ju bezdisin pa përgjegjësitë e partnerit apo edhe idealizmi  i tepërt.

Shigjetari

Sot do të argëtoheni me miqtë dhe nga ata do të kërkoni edhe mendimin  e tyre për disa plane. Ju do të jeni në  humorë të mirë dhe kjo do të argëtojë edhe shoqërinë tuaj. Partnerin do ta ndihmoni për përfundimin e disa obligimeve familjare në mënyrë që të ju mbetet kohë për njëri tjetrin. Të rinjët e kësaj shenje do të takojnë personin e  veçantë , por nuk do të kenë guximin që të  afrohen më shumë  derisa nuk bëjnë hapin e parë.

Bricjapi

Me sukses të plotë do ta arrini të përfundoni punët që kanë  të bëjnë me financat e që do të shënojnë rritje. Mund të keni shpenzime në shtëpi , duke rregulluara atë apo edhe mund të ndërroni krejtë  vend qëndrimin,ndoshta planifikoni  shpërngulje në shtëpi të re. Në dashuri do të jenë më aktiv duke u munduar që të fitoni dashurinë e një simpatije. Kjo edhe mund të ketë sukses.

Ujori

Humori i juaj, aftësia për të komunikuar sot do të reflektojnë në një sukses të kompanisë suaj. Në mb rëmje mund të  jeni prap  ju ai që do të tregoni talentin tuaj në argëtim. E mundur njohje e re, apo thirrje telefonike nga personi në të cilin jeni i dashuruar kohë të gjatë .

Peshqit

Dikush do të ndërhyjë në mardhënien tuaj apo në familje . Partneri mund të ndjehet  i lodhur , të ketë problem me shëndetin apo problem familjare. Ju do të keni obligime të shumëta , por e gjitha do të jetë në interesin tuaj. Nuk ndjeheni i kënaqur vetëm me  përfundimin e punëve,  dëshironi  pak kohë për tu marrë edhe me hobin tuaj.