[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Horoskopi i datës 5 korrik 2020



 

Dashi

Sado që t’iu kritikojnë dhe t’iu vihen kundër sot, nuk do ja dalin t’iu mundin. Ju të dashuruarit do jeni të përkujdesur ndaj partnerit dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet akoma më tepër. Të shkuarën e trazuar do e lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket më i hidhur nga sa është në të vërtetë. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për çdo hap të gabuar që keni hedhur dhe do mundoheni që të rregulloni gjithçka. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por as e pamundur. Mos e humbisni asnjëherë besimin tek vetja. Buxheti do ketë përmirësime të dukshme, mos u shqetësoni për asgjë.

Demi

Me Venusin pranë sot mund të arrini çdo gjë që dëshironi dhe do përjetoni plot momente të këndshme. Nëse keni një lidhje do jeni sensualë dhe pasionantë prandaj dhe marrëdhënia juaj ka për të qenë më e mirë se më parë. Çdo ndjenjë do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilat duhet t’i mendoni me kujdes. Në punë jo vetëm që nuk do keni vështirësi, por do merrni edhe përgjigje pozitive për çdo kërkesë që keni bërë. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Gjithë sakrificat e bëra kohët e fundit po japin rezultat.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni më të matur dhe do e dini mirë si të veproni në çdo rast. Marsi dhe Neptunin do e keni përherë mbështetje të madhe. Dielli dhe Jupiteri do iu ndihmojnë që t’ia kaloni sa më bukur me atë që keni në krah, por duhet të bëni kujdes nga Plutoni i cili mund të sjellë debate të kota. Mos lejoni që mendimet e të tjerëve të ndikojnë tek ju. Ju beqarët do filloni një romancë të bukur. Gjithçka do jetë si në një film romantik. Në punë do ju duhet pak kohë për të fituar besimin në vetvete, por do ja dilni. Shihni vetëm çështjet tuaja dhe mos u merrni me të tjerët. Financat do fillojnë të stabilizohen pak nga pak. Do gjeni mënyrën si të ndreqni edhe gabimet.

Gaforrja

Saturni dhe Plutoni do e forcojnë edhe më shumë karakterin tuaj gjatë kësaj dite. Keni për të kaluar sfida shumë të vështira. Nën influencën e Neptunin klima në çift do bëhet edhe më harmonike. Dialogu do të rivendoset sërish pas kaq kohësh dhe do diskutoni edhe për tema delikate. Ju beqarët ka shumë mundësi të nisni një histori të këndshme dashurie, e cila me shumë gjasa do vazhdojë gjatë. Në punë do keni marrëdhënie të shkëlqyer edhe me shefat kështu që gjërat do ju ecin sipas parashikimeve. Influenca e planetëve nuk do të preke aspak financat. Ato do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe nuk do keni probleme.

Luani

Mos kërkoni përballje gjatë kësaj dite sepse ashtu do futeni në probleme të vazhdueshme. Ambienti për ju çiftet do jetë i favorshëm për t’u dashuruar qetësisht. Do tregoheni diplomatë kur t’i kërkoni diçka partnerit dhe ai nuk do mund t’iu refuzojë. Ju beqarët do ndihmoheni shumë nga Jupiteri, i cili do iu sjellë një takim impresionues. Mos e humbni mundësinë për t’u njohur mirë me atë person. Në punë mëngjesi do jetë delikat dhe mund të ndiheni të shpërqendruar, por me kalimin e orëve situata do jetë me ndryshe. Mund të hidhni edhe ndonjë hap që më parë nuk kishit mundur. Edhe në planin financiar pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Virgjëresha

Gjërat nuk do ju ecin shumë mirë gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të gjendeni në situata vërtet të vështira. Komunikmi do lërë për të dëshiruar. Për ju që keni një lidhje dita do jetë shumë e paqëndrueshme për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Shpesh do keni mendime tërësisht ndryshe nga partneri dhe nuk do pranoni për asgjë çast të hapni rrugë. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të lëndoheni. Në punë mos u mundoni gjithë kohës si të ndihmoni kolegët t’ia dalin mbanë sepse keni për të mbetur mbrapa vetë. Shpenzimet bëjini të mirëmenduara dhe nuk keni për të pasur tronditje financiare.

Peshorja

Arsyetimi nuk do jetë pika juaj e fortë sot. Hëna dhe Plutoni shpesh do ju bëjnë të palogjikshëm. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni më të përgjegjshëm dhe t’i kërkoni falje atij që keni në krah për gabimet që keni bërë. Marrëdhënia mes jush do ketë më shumë përmirësime edhe nga sa vetë keni menduar. Ju beqarët do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe nuk do e keni shumë të lehtë të përmbushni objektivat që iu janë dhënë. Sido që të jenë financat tuaja sot është mirë të mos rrezikoni duke shpenzuar pafund.

Akrepi

Sa më striktë të tregoheni sot aq më shumë probleme keni për të pasur. Ju të dashuruarit duhet të jeni më të duruar dhe t’i pranoni edhe mendimet e atij që keni në krah. Nëse bëni të kundërtën do keni debate e mosmarrëveshje. Në jetën sentimentale të ju beqarëve nuk do ndodhë ndonjë gjë e re. Edhe sot do vazhdoni të jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm. Në punë do shkëlqeni pavarësisht se nuk do bëni shumë përpjekje. Rrethanat do jene të tilla që do ju bëjnë edhe më të famshëm. Nëse e lini pas dore planin financiar, buxheti do fillojë të marrë tatëpjetën. Merrni sa më shpejt masat e duhura.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite herë do jeni sulmues, herë mbrojtës, por ama përherë të kujdesshëm. Marsi do iu bëjë sharmante dhe te parezistueshëm ju të dashuruarve. Do lundroni gjithë kohës në detin e lumturisë dhe bashkëpunimit dhe do iu duket vetja si në ëndërr. Nëse jeni vetëm, shfrytëzoni të gjitha aftësitë që keni për të bërë për vete atë që iu pëlqen. Planetët do jenë në anën tuaj. Në punë mos zgjidhni rrugën më të shkurtër sepse ajo nuk do ju nxjerrë atje ku dëshironi. Herë pas here do jeni shukmë të shpërqendruar. Në planin financiar duhet me patjetër të këshilloheni me ekspertët. Situata nuk do jetë shumë e favorshme.

Bricjapi

Do keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe do ndërmerrni projekte të shumta. Kur t’iu duhet të bëni zgjedhje do e keni të vështirë sepse nuk do dini cilin të përzgjidhni. Nën influencën e Uranit ju të dashuruarit do bëni çmos që ta përforconi lidhjen tuaj. Pranojini gabimet që keni bërë dhe tregohuni më tolerantë. Do jetë më e mira që mund të bëni. Për ju beqarët do jetë e favorizuar dashuria. Ka mundësi që të ndryshoni status edhe ju. Në punë do jeni perfeksionistë dhe çdo detyrë të dhënë do e kryeni me përgjegjshmëri të plotë. Ambienti yjor do jetë në favorin tuaj gjithë kohës. Financat nuk do jenë shumë të favorizuara. Tregohuni vigjilentë dhe të kujdesshëm me shpenzimet e tepruara.

Ujori

Ditë shumë më pozitive ka për të qenë kjo e sotmja. Do flisni vetëm me të vërteta dhe kjo do jetë mënyra më e mirë. Marrëdhënia me partnerin do jetë mjaft e privilegjuar. Së bashku do bëni edhe projekte mjaft interesante që do iu afrojnë më tepër. Ju beqarët do keni takime, por nuk duhet të ëndërroni shumë. Merrini gjërat shtruar në mënyrë që të mos zhgënjeheni. Nën mbrojtjen e Hënës në punë do keni mundësi të organizoheni, do përdorni teknologji të reja dhe do arrini shumë më lart. Qetësia do të mbizotërojë në planin financiar. Nuk do ketë asnjë ndryshim të situatës, por ju mundohuni të ulni shpenzimet.

Peshqit

Qielli sot do jetë gri dhe rrezet e diellit do e kenë të vështirë të depërtojnë. Probleme serioze nuk priten, por as ndonjë emocion i madh. Ju të dashuruarit do keni një ditë ndryshe nga sa e prisnit. Partneri do ju mbushë me dhurata. Dashuria e tij për ju e kalon çdo kufi kështu që edhe ju duhet të silleni mirë dhe t’i përkushtoheni më tepër. Nëse jeni beqarë do bëni çdo gjë që të jetë e mundur me qellim që ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do filloni të testoni disa ide që keni në kokë dhe rezultatet që do arrini do ju bëjnë të ndiheni më krenarë për veten. Në planin financiar nuk keni për të pasur aspak tronditje sepse gjithmonë do reflektoni para se të hidhni hapa.

 

Menu Title