[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Historike”, ambasada amerikane reagon mas marrëveshjes Kosovë-Serbi për hekurudhat



Kosova dhe Serbia në Mynih të Gjermanisë kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat.

Këtë marrëveshje e ka cilësuar si historike ambasada e SHBA-ve në Gjermani, shkruan lajmi.net.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me një marrëveshje historike të hekurudhave dhe autostradave mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për linjën ajrore Beograd-Prishtinë”, thuhet në postimin e ambasadës në Tëitter.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua me ndërmjetësimin e SHBA-ve përmes të dërguarit Special të presidentit Trump, Richard Grenell.

I pranishëm në këtë ceremoni të nënshkrimit ishte edhe presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Menu Title