.
×

Historia prekëse e Modrić, serbët i vranë gjyshin



Kroacia arrti të shkruaj histori mbrëmjen e djeshme me atë fitore kundër Anglisë. Për këtë përballje tablodi anglez “The Guardian” u ka kushtuar edhe një shkrim kroatëve ku ndër të tjera veçohet historia prekëse e Luka Modriç dhe Mario Mandzukic.Një histori e pazakontë e një shteti të Europës që ende është i traumatizuar nga dhuna dhe lufta që e përjetoi në vitet e 90’.

 

Militantët serbë kishin vrarë gjyshin e Luka Modric, sot kapiten i skuadrës së Kroacisë, e cila në këtë Botëror arriti në Finale. Jeta e vështirë e Modric nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e tij dhe tashmë i duhet edhe një fitore ndaj Francës për të qenë pretendenti numër një i “Topit të Artë”.Nga ana tjetër edhe Mario Mandzukic kur ishte fëmij ishte detyruar të shkonte si refugjat në Gjermani.

 

Arritja e Kroacisë në gjysmëfinale padyshim që ishte fitore, madje ishte mbi pritshmërinë, shanset demokrafike e ekonomike. Në Moskë, që nga fillimi i kampionatit, përkrahësit kroatë mbanin pankartat “Kemi ardhur për të fituar, nuk dorëzohemi”.“Imagjinoni nëse futbolli kroat kishte ekzistuar para atij anglez!”, tha trajneri Zlatko Daliç kur Kroacia e mundi Rusinë në çerekfinale dhe tashmë ata me shumë punë dhe vullnet kanë arritur të prekin ëndrrën e finales së Botërorit.