.
×

Hisen Berisha: Sali Berisha, në rolin e dëshmuar të Liderit të Kombit!



Ruajtja e unitetit politik dhe kombëtar përballë sfidave politike. Apo po na përseritet mashtrimi komunist ndaj NDSH, pas Bujanit. Perfaqësuesit e të majtes kosovare, po impulsohen nga lideri i të djathtes shqiptare.

Ku janë lidershipi i së djathtes kosovare?! A po e nxjerrin Ramush Haradinajn jasht kontekstit politik?! Unë prita nga Doktori, t’iu thoshte lidershipit të fragmentarizuar, që ashtu siç ditët të bashkoheni rreth Rugoves për të sfiduar Serbinë, bashkohuni dhe mbroni pavarësinë dhe shtetin e Kosovës të shpallur me 17 Shkurt, 2008.

Prita qê të përserisë përgjigjen që i pati dhënë Milosheviçit, se “NË RAST TË LUFTES NË KOSOVË, DO REAGOJMË SI NJË KOMB I TERË” . Kjo është përgjigja e duhur ndaj politikave ruso-serbe në rajon, ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare në kontekst të objektivave gjeostrategjik e gjeopolitik kombëtar. Ku e ka selinë Parlamenti i Kosovës? A mos po zhvendoset në selinë e Presidentit Kombëtar Sali Berisha, si pasoj e refuzimit nga Prekazi e Drenica?! Dr. Berisha, kujdes mos bëj të njejtat gabime që bënë patriotet NDSh-ist, pas Bujanit!/BP/