.
×

Hisen Berisha: Konsistencë obstruktive!



Komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar idenë e korigjimit të kufijëve dhe politikën e sotme në Kosovë dhe në Shqipëri, shkruan Botapress.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Neokomunizmi edvinjan në Tiranë, erdoganizmi dhe sorosizmi batonist në Prishtinë paketuar me teorinë e “korrigjimit të kufijve“, strategji ruse për ta rikolonializuar Ballkanin.

Kërcënimi Rus që rrinte i fjetur në pluhurin e Murit të Berlinit, u ngritë si re e zezë mbi qiellin shqiptarë pas fryrjes së tullumbaces neokomuniste në Tiranë. Bota e civilizuar, pas nëntëmbëdhjetë vitesh negociata serbo-shqiptare dhe pas vendimit të Gj.N.D.-së në Hagë, se pavarësia e Kosovës është e drejtë legjitime dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, shtangu para ekraneve televizive kur nga përfaqësuesit më të lartë institucional, dëgjoi teorinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim të arritjes së pajtimit serbo-shqiptarë dhe korrigjimit të kufijve përmes rrugës “paqësore” dhe dialogut.

Teoria u përhap shpejt gjithandej duke tentuar të rrënonte sovranitetin e Republikës së Kosovës, ndërsa qëllimi i dytë t’a godiste miqësinë amerikano-shqiptare. Politika në Kosovë u strukturua duke u ndarë në segmente për dhe kundër këtij propozimi.

Kundërshtarët e “korrektimit” të përfaqësuar nga Albin Kurti kryetar i partisë VV kërkuan konsultë tek ish Presidenti dhe ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, ndërsa pronari i idesë kërkojë ndihmë jashtë kokave të kombit Shqiptarë duke shkuar fillimisht në Cërrna gore te “Dushan Mugosha” dhe pastaj drejtë në Maqedoni te ”Koçi Xoxës” për të u konsultuar me këta komshi shekullorë apo edhe më shumë për t’iu kërkuar ndihmë me e “shtypë” Drenicën rebele e cila tashmë ia kishte përzënë bashkëbiseduesin “paqësorë” Vuçic me arsyetimin se është kriminel i luftës dhe ish ministër i Millosheviçit.

Pas kjartësimesh, nga bota e intelektit, shqiptarët arsyetuan qëndrimin kundër, duke u bazua mbi historinë e tokave që do të shkëmbehen ”korrektohen” dhe doli përfundimi se toka që do ti epej Serbisë nuk është tokë serbe e dhuruar me 1953 nga krimineli më gjakpirës serb i komunistëve, Aleksandër Rankoviç, një partizan i cili edhe sot e mbanë dekoratën nga Krye komunisti i Shqiptareve Enver Hoxha.

Dokumentet treguan se burimi i lumit Ibër dhe tërë rruga e tij kalon nëpër tokat shqiptare dhe asnjë milimetër në toka serbe deri në derdhjen e tij.

Avancimi i bisedimeve “paqësore” Beograd-Prishtinë u “vesh” me konspiracionin tjetër, se Kosova do ta fitoj përveç njohjes nga Serbia dhe ulëses në OKB, edhe të drejtën e bashkimit me Shqipërinë.

Të gjitha këto shpalosje nxjerrën në dritë të vetmin qëllim të bashkëbiseduesve rrënimin e sovranitetit të Republikës se Kosovës deri të ç ‘thurja e shtetësisë dhe krejt projektit për Kosovën shtet sovran e i pavarur.

Këtë demaskim e bëri në emisionin Opinion te sociopatit Blendi Fevziu i cili i jep te drejte injorancës se tij te gjykoj edhe Ibrahi Rugoven të cilin s’mund ta arrij ne asnjë dimension, i nderuari Doktor Berisha!

Kjo përbën shqetësim për krejt rusofilët në botë! Ata reaguan ma shumë se sa pas bombardimit të NATO mbi Beograd. Ky reagim në Kosove erdhi përmes gjeneralit të tyre z. Baton Haxhiu (e quajta gjeneral sepse ishte në kampin e ish krye spiunit te Millosheviçit gjate luftës së Kosovës) dhe tani këshillon urte e bute edhe Kryeministrin e Shqipërisë.

Çka ke thënë o Baton Haxhija në shkrimin kundër Sali Berishës !?

Po ju pyes sepse luftën subverzive të shërbimit të UDB-së e kemi provua që nga 1941 e deri sot shqipëruar aq çartë sa ta kuptoi çdo nxënës që e njeh gjuhën letrare shqipe.

E quajta gjeneral edhe për një arsye tjetër se ushtria serbe e pensionoj Dinkoviçin dhe e zëvendësoj me një gjeneral të lindur e rritur në Mitrovicë, ndoshta pas atij shkrimi kundër Berishës ti Baton ke për tu bërë gjeneral në zonën e Drenicës, ngase aty po del se është reaksioni ma i fortë!

S’do mend se duhet vazhduar aty ku e pati lënë tre herë heroi i Jugosllavisë, Gjenerali Fadil Hoxha. Por, ti e ke më lehtë se aty (në Drenicë) tani nuk drejton as Mehmet Gradica, as Shaban Polluzha.

Ju struktura e Stanishiqit në Kosovë, djemtë e UÇK- së në Drenicë i keni shantazhuar, share e fyer deri në burgosje e në përçarje vëlla-vrasëse. Nuk po dua sot me e mbrojte këtu Ushtrinë e Kosovës as Doktor Berishën por krejt Kosovën, andaj po kthena në atë qe Juve të serbistan iu kishte pas lënë shije të idhët: Takimin Berisha-Albin Kurti.

Realisht, ky takim më pati befasua edhe mua, sepse nuk e kam pritur reagimin aq të shpejte të Albinit kundër jush. Mirëpo vet takimi më kujton kohen kur Nacional Demokratët Shqiptare të përfaqësuar nga Mehdi Frasheri me partizanet Shqiptarë të përfaqësuar nga Milladin Popoviçi e Dushan Mugosha por prezantuar nga Enver e Fadil Hoxha, takime ato, që edhe në atë kohë patën mbërri besëlidhjen ndërshqiptare, e të cilën e prishen kumbarët paqësorë serb në strukturat e partisë komuniste, duke vrarë e përgjakur të djathtën gjithandej trojeve Shqiptare.

Ato marrëveshje përmes Milladin Popoviçit (të cilin po e zëvendësoni tërësisht) Shtetit të Shqipërisë i shkëputën nga harta Çamërinë, Shkupin, Sanxhakun e Novi pazarit, Ulçin e Tivar si dhe krejt Kosovën.

Takimi Berisha – Kurti i ngjasoi takimeve të kokave të ushtarakëve kosovare në Osllo të Norvegjisë dhe marrëveshja për të unifikuar faktorin politik dhe ushtarak në luftën kundër Millosheviçit në Kosovë, takim ky të cilin Ju të strukturës së Stanishiçit me ndihmën e Qeverisë dhe Shërbimit Informativ të Shqipërisë, arritët ta zhbëni duke përgjakur serish trupin e kombit dhe duke goditur trurin e ushtrisë kosovare Kolonel Ahmet Krasniqin. nga qarqet e KGB në Tiranë, (…për mos tu implementuar Marrëveshja Oslos; ky ishte atentati i pare mbi FARK-un dhe në vazhdim numërohen jo më pak se gjashtë atentate mbi këtë institucion vital për të cilin po luftojmë ta kemi sot dhe ta përmbyllim mozaikun institucional shtetëror. Në liri, u vazhdua seprap me atentatet në këtë institucion jetik për Kosovën, duke mos e deklaruar FARK-un si vazhdimësi e UÇK nga marrëveshja Oslos për mos dyfishimin e institucioneve të luftës dhe unifikim hierarkik të Ministrisë dhe Shtabit; kjo përbëri atentatin e radhës për të vazhduar me krijimin TMK, organizatë civile; krijimi i FSK me mision civil; së fundmi dërgimin e ligjeve, dy radhë në parlament, ligje këto që nuk derivuan nga kushtetuta dhe ndryshimet kushtetuese normativin për emrin dhe misionin…)

Mu edhe për ketë arsye e ke më lehtë se Fadil Hoxha me e “nënshtrua” Drenicën, sepse keni vrarë deri tani qindra koka intelektualësh në Drenicë e ne krejt Kosovë.

E di se mbase do merrni pozicion te të viktimizuari, pse jo duke kërkuar edhe mbrojtje ngase Hisen Berisha vjen nga vija e UÇK-së e FARK-ut, të cilët nuk arritët as ti as Stanishiqi me e përça, as edhe duke i keqinterpretuar fjalët me peshë historike të presidentit të lavdishëm Dr. Ibrahim Rugova, kur na paralajmëronte se “…druaj se janë infiltruar në radhët e UCK, persona që janë dorë e zgjatur e UDB dhe do e dëmtojnë misionin çlirimtar të luftës…” – (versioni i intervistës së nënshkruar nga Presidenti) në versionin tuaj të përgatitur e shkruar nga Dedinja, me mision përçarjen “…UCK dorë e zgjatur e UDB”. Por, si Ushtar Çlirimtar i Kosovës ju munda në Luftën e Koshares, duke e rrënua atë sovranitet çka kishte mbetur nga Jugosllavia dhe duke krijua Kosovën e lire e demokratike.

Soji juaj është i dresuar të ngre alarm “demokratik” në këso situata! Mos e bëj! sepse nuk jam revolucionar, mirëpo po të jet nevoja qoftë edhe duke e ndjekur modelin e kolosit të historisë diplomatike, politike dhe luftarake të shqiptarëve, Hasan Prishtina do ia nisim “luftës” mu në Drenicë por jo me armë por fillimisht me Ligj të Lustracionit të figurave publike e politike – ushtarake, sa me i përafërt me ligjin i cili u hartua në Gjermanin post hitleriane. Pikërisht ketë ligj do ta bej status të nismës politike që mund të përfaqësoj dhe prioritet për miratim në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Ky do krijoj hapësirë ligjore për të shqyrtuar në aspekt inteligjent kontributin Tuaj dhe këshillimeve të ndërsjella që i keni dhënë Stanishiqit në të kaluarën dhe në këto që po ia jepni lidershipit të lartë në Shqipëri e Kosovë.

Pra, aty në fushën e politikës dhe të drejtësisë do të gjendemi. Edhe Institucioni i USCOC, për implementim do jetë aty.

Lufta jote kundër Sali Berishës nuk është lufta për mbrojtjen e shqiptareve të Luginës të cilët nuk i ke pas mbrojtur as kur luftuan kundër Millosheviçit, as një cent se paku ndihmën materiale nuk ia dhe luftës së UÇPMB – së. Gjallë jemi shumica nga ata që vërtet luftuan në tri lufta kundër Millosheviçit, prandaj në pozicionin tuaj do mendoja për të përgatitur pretencën e mbrojtjes, ndaj legjislacionit shtetëror të Kosovës dhe sundimit të ligjit që do të mundësoj me gjykua në mënyrë rigoroze por dhe civilizuese në boten e drejtësisë!