.
×

Hisen A Berisha: Dejton i ri apo luftë e re!



1.Amerika demokratike po lejonte një Jaltë të re që në shkëmbim të pozicionimit kah lindja, Ballkani bashkë me trevat shqiptare të destatusuara enkas, do të mbeteshin si zonë influencimi rus. Mbi këtë supozim Rusia putiniste nuk humbi kohë për ti ngul kthetrat e saja ne trevat shqiptare e Ballkan. Ngritën bazë ushtarake në Nish të Serbisë por edhe në Buajnoc të Luginës.

Synoi futjen nën kontroll të Bosforit, portën dalëse në Mesdhe, me kushte ndaj ish perandorisë si dikur në Shenstefan. Identifikoi dhe liderët rajonal të dorëzuar para këtyre projekteve për Ballkanin.

Por, Amerika republikane është strategjia abroguese e këtyre politikave të gabuara për rajonin e Ballkanit dhe Evropën. ne gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë amerikane ballkani do ketë një status me të specifikuar për sigurinë e rajonit.

Rusia dhe pretendimet e saja do të reduktohen në mbetjet perandorake nga BRSS duke e kastruar politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.

2.Sangjaku është në pritje për tu bërë temë politike, ditore.

Për shqiptarët është koha për riaktivizimin e programeve politike nacionaliste siç i kishin nacional demokratet shqiptarë apo intensifikimi në veprim i doktrinës politike nacionale “të gjithë shqiptarët në një shtet të përbashkët konfederal apo Mbretërinë Shqiptare”.

Kjo do të bënte zgjidhjen e problemit kombëtar të shqiptarëve të copëtuar në shtetet fqinje.

Kjo do i hapte rrugën edhe projektit shtetëror më të ri për pavarësinë e Çamërisë.

Përndryshe, sjellja politike mohuese e vet liderëve udhëheqës, ndaj identitetit shtetëror të Kosovës, lind dilemën se a po fundoset koncepti për Kosovën Republikë dhe Shtet i pa varur?

Apo dilema nëse do mbesim Ne shqiptarët e Kosovës, kurdët e Ballkanit pa identitet shtetëror?!

Në ketë zbrazëtirë politike që po krijohet nga “cunami” i drejtësisë, duhet të krijohet ekip e re politikanësh që do ta shemb piramidën e krimit që po e mban peng të ardhmen e vendit.

Ndryshe pritjet janë që të reinkarnohet një strukturë politike e neoudbashve neoujdist e neootomanist që do e stërkeqin Kosovën si identitet shtetëror.

3.Pse nuk mundkan me ekzistua dy e tri shtete shqiptarë?! Historia njeh raste të tilla siç janë shtetet gjermane, Austria e Gjermania dhe funksionojnë papengueshëm si subjekte të barabarta të marrëdhënieve ndërkombëtare.

A na mbështesin rrethanat e brendshme ndërshtetërore Shqipëri – Kosovë në përmbushjen e këtyre objektivave.

Nuk janë të largëta deklaratat e turpshme të shtetarëve të ndryshëm shqiptar të Shqipërisë;

“Kosovaret e kanë kryeqytet Beogradin”. F. Nano

“S’u bë nami që kanë rënë disa predha në Padesh të Kosovës”. N. Dokle.

Çështja tjetër që duhet konsideruar, me theks nga me meritorët e lirisë së Kosovës, a do ti paguante qeveria e Shqipërisë së “bashkuar” pagat për të gjitha kategoritë e dala nga lufta në Kosovë?!

Më tej, ndërkohë që Qeveria komuniste e kohës në Tiranë, mohonte Bujanin dhe vendimet e tij, në anën tjetër pranonte vendimet e AVNOIT.

Me të njëjtën formule zhbënë politikisht çështjen çame. Nga periudha e gjenocidit grek, e deri në vitin 1951, çamët e shpërngulur u mbështeten nga Mbretëria e Bashkuar angleze, duke mos lejuar tu epët shtetësia dhe ruanin të drejtën e kthimit në trevat e tyre. Por qeveria komuniste në koordinim me komunistet grek, përdoren formulën e dhënies së statusit të ushtetësisë në këmbim të mohimit të asaj greke, për ti zhbërë si çështje e çështjes kombëtarë.

4.A mund të arrihen këto objektiva kur në delegacionin kosovar për bisedime me Serbinë edhe administrata mbështetëse, janë bijtë e atyre që kanë pranuar masat e dhunshme të Serbisë dhe bënin diferencimet ideo-politike qe i bën peng të së kaluarës, apo edhe peng të së tashmes korruptive financiare.

A mund të arrihen objektivat politike të Çamërisë, kur në delegacionet për bisedime për kufijtë dhe çështjen çame ka përfaqësues me etnogjeneze malazeze, greke etj. por më së paku shqiptare.

A mund të arrihen këto objektiva kur katërçipërisht po lexohet tendenca e qeverisë së Tiranës që të krijoj ekipin kosovaro – kosovar brenda qeverive si motra të Kosovës e Shqipërisë, që ti futet Kosovës thika pas shpinës, përmes demarkimit që cenon integritetin territorial të saj. Kjo e kamufluar me demagogjitë boshe “qosiane+” për “Bashkim Kombëtar” duke dhënë ca skaje të atdheut fqinjëve që na rrethojnë.

A mund të arrihen këto objektiva që kërkojnë nje unitet sublim, kur dy qeveritë tona, ajo e Prishtinës i komploton me heshtje arsimtarët, kirurgët e minatorët që shembën komunizmin jugosllav në Kosovë;

Apo qeveria e Tiranës që duke i shpërfillur me arrogancë skizofrenike studentet po e qojnë Shqipërinë drejtë një 97-te tragjike.

Në mungesë të përfaqësimit nga personalitete me dije shkencore, VETING etnogjenetik, jemi peng të doktrinës politike “S’ka rregulla ne kafaz” dhe se asnjë rregull nuk është në favor të kafazit.