.
×

Haziri: Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare



 

Botapress, 24 Qershor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përcjellë një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe ish- kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Krasniqi,

Me dhembje të madhe pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK’së dhe ish-kryetarit të Vushtrrisë, profesor Hajzer Krasniqi.Familje e nderuar, ju duhet të jeni krenarë me profesor Hajzerin sepse ai me krejt kapacitetin e tij intelektual punoi parreshtur në disa nivele për të mirën e përgjithshme.Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, ku edukoi gjenerata të tëra në cilësinë e mësimdhënësit, ishte themelues dhe udhëhoqi me sukses degën e LDK’së atje në një kohë të pakohë, ndërkaq një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në Këshillin Kombëtar të Pajtimit dhe në cilësinë e kryetarit të Vushtrrisë, pas luftës.I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolëgevë, miqve dhe farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.