[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haziri: Nëse nuk del emri i Presidentit nga tryeza e partive, del një datë zgjedhore!



Botapress 26 Nëntor – Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për çështjen e Presidentit ka thënë se LDK-ja ka thirrur në tryezë subjektet politike për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Haziri ka theksuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje në këtë tryezë atëherë tryeza nxjerr një datë zgjedhore.

“Tani jemi në kohën kur ne kemi marrë iniciativë, kryetari i LDK-së ka marrë iniciativë që të ftojë subjektet politike në tryezë për të diskutuar për çështjen e Presidentit. Ne nuk kemi problem me emër të përveçëm. Ka qenë befasuese kandidimi i Haradinajt por është në të drejtën e tij. Nëse dialogu me partitë politike nuk e nxjerr një emër të përbashkët për President, tryeza e nxjerr një datë zgjedhore. Takimi i liderve do të mbahet javën e ardhshme ” deklaroi Haziri në Prime Time.

Menu Title