[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haziri jep një arsyen që shkaktoi ngjarjen në Gjilan



Aksidentin që dyshohet se e shkaktoi një kamion, ka lënë të vdekur një person në Gjilan dhe 10 të lënduar. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar se një person është i vdekur dhe 10 janë të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike. Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.

Komuna e Gjilanit, ndërkohë kanë treguar se kanë aktivizuar mekanizmat emergjent pas aksidentit.

“Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan kam aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhojmë këtë situatë të rëndë.

Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë lënduar.

Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike.

Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne.

Në shenjë solidariteti me personat e prekur, kam anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit”, shkruan Haziri.

Menu Title