[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haziri: Javën e ardhshme tregoj se a do të kandidoj për kryetar të LDK’së



Botapress 23 Shkurt – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se në fillimin e javës së ardhshmë do ta bëjë me dije se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK’së.

Haziri tha se ai është bërë pretedent për kryetar nga strukturat dhe mediat.

 

“Në fillim të javës së ardhshme do ta bëjë me dije. Neve me apo pa dashje na kanë bërë pretedent, edhe struktura edhe mediat edhe kolearët politike të caktuara”, tha Haziri në Rubikon.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi humbjen më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë.

Ndërsa, Anton Quni, ditë më parë e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Menu Title