[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haziri i përgjigjet edhe Besnik Bislimit: E dini rolin tim



Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vendosur t’i kthejë “kokë më kokë” secilën deklaratë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, me të cilën LDK-ja po negocion për krijimin e Qeverisë.

Nga deklaratat e fundit publike të Lutfi Haizit, LDK duket se i ka vënë benzinë negociatave që ajo ka me Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë së re.Haziri thotë se Besnik Bislimi, nënkryetar i VV-së dhe e gjithë partia e Albin Kurtit e di rolin që ai e ka në LDK dhe në negociatat për krijimin e Qeverisë.

“E di fortë mire rolin tim.z.Bislimi dhe VV po ashtu…tjerat shihen me kohë”, ka thënë Haziri të dielën për Gazetën Express.Kjo përgjigje e Hazirit vjen në vazhdim të serisë të përplasjeve që ai ka nisur me zyrtarë të VV-së, përmes deklarimeve publike, kryesisht në rrjete sociale e në studio televizive.Gjatë ditës, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili udhëheq grupin punues të partisë së tij në negociatat me LDK-në, sot tha se Lutfi Haziri nuk ka peshë në bisedimet që po i bëjnë për koalicion qeverisës.

“Ai mund të thotë çkado mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, kishte thënë Bislimi për Periskopin.

Menu Title