.
×

Haziri e Abrashi takohen në Sofje me Joseph Daul



 

Nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë Arban Abrashi kanë takuar sot në Sofe të Bullgarisë Presidentin e EPP – European People’s Party, z. Joseph Daul. Haziri e Abrashi i kërkuan z. Daul mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane për procesin  e liberalizimit të vizave.

Lutfi Haziri e Arban Abrashi po marrin pjesë  në Samitin e krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perendimor.

.