.
×

Hazir Borovci, kandidati i Degës së tretë të LDK-së Ibrahim Rugova në vitet 1999-2000 ishte këshilltar i Rexhep Selimit



Botapress, 16 Qershor –  Zgjedhjet e brendshme në LDK kanë marrë një rrjedhë jo demokratike dhe tepër dramatike. Aktivistë e zyrtarë të LDK-së të cilët duket se ia kanë ndjerë “aromën e pushtetit” po shtyhen me bërrylla e madje edhe me karrike për të marrë poste brenda partisë dhe për t’u ngritur në kierarkinë e strukturave të partisë dhe të pushtetit në të ardhmen, shkruan Botapress.
Në këtë proces duket zgjedhor të brendshëm duket se ka dy përplasje, e para mes “kalanit të vjetër” dhe uraganit të ri që po vjen në LDK dhe mes rugovistëve të vërtetë dhe elmentëve të infiltruar në LDK nga partitë e tjera politike. Rasti i fundit në Degën e III të LDK-së Ibrahim Rugova reflketon më së miri këto dy përplasje mes “pleqve” dhe të rinjëve të LDK-së dhe mes rugovistëve dhe të infiltruarve në LDK nga partitë e tjera.
Siç ka raportuar edhe më herët Botapress, në Kuvendin e sotëm të nëndegës së LDK-së në Mat, pati aktivistë të partive të tjera që e prishën Kuvendin dhe që shkaktuan dhunë e përplasje.
Mediet deri më tash kanë identifikuar dy kandidatë për kryetar të Degës së III të të LDK-së: Hazir Borovcit kryetarit aktual të Degës dhe Arban Abrashit, deputetit dhe ish-ministrit në Qeverinë Mustafa.
“Krahu i Hazir Borovcit” ka akuzuar Arban Abrashin për ndërhyjre në procesin zgjedhor e madje duke e quajtur edhe “organizator të bandave”.
Por aktivistë të Degës së III -të të LDK-së i kanë ofruar Botapress-it fakte për biografinë politike e ushtarake të Hazir Borovcit në këto 20 vjetët e fundit. Sipas kësaj biografie që ka qenë e postuar në faqen online të Partisë Ora, faqe dhe parti kjo tashmë e shuar, del se Hazir Borovci ka qenë themelues i Nëndegës së LDK-së “Velania” në Prishtinë dhe kryetar i kësaj nëndege më vitin 1989, nënkryetar i nëndegës së III-të të LDK-së (sot Dega e III- nën.ynë) në vitet 1994-1997 për të kaluar më pas në LKÇK më vitin 1997-200.
Ndërkaq në vitet 1999-2000 Hazir Borvci emërohet Këshilltar i Lartë Politik në Ministrinë e Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës me ministër Rexhep Selimin dhe kryeministër Hashim Thaçin.
Më pas për gati 6 vjet Borovci do të jetë pasivë në politikë për t’u inkadruar në partinë Ora në vitet 2006- 2007. Në zgjedhjet e fundit në LDK, 4 vjet më parë Hazir Borovci zgjedhet kryetar i Degës së III të LDK-së Ibrahim Rugova. Kjo Degë ka shënuar rezultate jo të mira në 2 palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Prishtinë, ato lokale dhe në Kosovë, në nivel nacional.
Të dhënat për biorgarinë e z.Hazir Borovci i ka siguruar Botapress nga një aktivist i Degës së III të LDK-së në Prishtinw, shkruan Botapress.