[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haxhiu kritika qeverisë PAN: Në emër të taksës u munduan të fshehin shumë skandale



Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka drejtuar kritika në drejtim të qeverisë PAN pasi sipas saj, zyrtarë të qeverisë në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime.

Ajo, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tani kur ditët kanë mbetur të numëruara ata po mundohen të përfitojnë në emër të taksës.“Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime. Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës”, ka shkruar ajo.

Siç thotë ajo, është fat i mirë që askush s’ju beson më.“Fat i mirë që askush s’ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë. Na duhet t’i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar”, ka shkruar ajo.

Menu Title