[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haxhiu kërkon dorëheqjen e Dardan Molliqajt



Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e Dardan Molliqajt nga posti i deputetit, pasi që Fadil Lepaja, ka mohuar deklarimet e deputetit të PSD’së të bëra në Kuvend, kinse ai e kishte rekrutuar Galuk Konjufcën në SHIK.

“Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit! “, ka shkruar Haxhiu.

Dardan Molliqaj mbrëmë në emisionin DPT te Fidani, kishte paralajmëruar se në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës, do të tregonte saktësisht se çfarë kishte punuar në SHIK, Glauk Konjufca.

Ndërkohë në seancën e sotme, ai ka thënë se në vitet 2000-2001 Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, dhe është rekrutuar nga Fadil Lepaja.

Siç pretendon Molliqaj, detyra e Konjufcës në SHIK ishte që të përpunonte të dhënat, të cilat kishin të bënëin me rajonin e Luginës së Preshevës.

Ai thotë se Konjufca ishte larguar nga SHIK-ut, pasi që paga prej 150 markave nuk i kishte pëlqyer.

Menu Title