.
×

Haxhiu godet PDK-në: Falja e territorit është tradhti ndaj vendit



Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës, ende pa e parë raportin aktual po bën thirrje që kjo marrëveshje të votohet, raporton Botapress.

”PDK ende pa e parë mirë raportin e Komisionit po bëjnë thirrje që të votohet marrëveshja aktuale që i falë mbi 8200 ha, Malit tē Zi.Këta nuk e kanë hallin tek raporti, vizat apo tek territori! Halli i tyre i vërtetë është nënshkrimi që Hashim Thaçi ka vënë mbi një marrëveshje me anë të së cilës falet territori ynë!Kodi penal e specifikon më së miri që falja e territorit është tradhëti ndaj vendit!