.
×

Haxhi Avdyli:Pse nuk pres dorëheqje nga Gjyshja politike e Kadri Veselit, Brovina?



Deputeti i LDK- së Haxhi Avdyli , përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit që është përfshirë Flora Brovina me skandalin e fotografisë së falsifikuar, shkruan Botapress.info

Ky është shkrimi I tij I plotë:

Pse nuk pres dorëheqje nga Gjyshja politike e Kadri Veselit, Brovina?

Sepse për të dhënë dorëheqje duhet të kesh ndërgjegje e moral politik. Gjatë dy ditë të përdhunimit të opinionit publik që bëri Flora Brovina, kishte më shumë se dhjetëra rrena, e keqpërdorim mediatik duke manovruar sa lartē e poshtë derisa u zu në kurthin e saj. Edhe foto të ishte autentike , ajo do ishte fyrje e nënave shqiptare, e lëre letër fotokopjesh nga faqet +18.

Ajo nuk jep dorëheqje sepse nuk e lejon Kadri Veseli i cili sot doli e mbrojti duke kërkuar të mos fajësohet për gabimin e saj. Ai nuk ia kërkon doreheqjen e saj sepse ajo do e zbulonte që kjo foto doli me lejen e tij, vetëm për të tensionuar situatën në Kosovë para veprimeve të Speciales.

Ai nuk ia lejon doreheqjen asaj, sepse e dinë që çudirat te ne zgjasin 3 ditē, dhe pas 3 ditëve, harrohet çdo gjë e do vazhdojmë të kënaqemi me llafet e Arushës. Ajo nuk jep dorëheqje sepse duhet vrarë ndërgjegjja e ajo ndërgjegjjen e saj e ka bartur te Kadri Veseli, dhe ai vendos për të. Prandaj nuk pres përgjegjësi, as dorëheqje nga ata që kaq ulët gënjenin para kamerave, me zërin e pafajësisë. Unë veq një dorëheqje e pres nga sot.

Dorëheqjen e reflektimin e mijëra Kosovarëve të ndershëm që me votën e tyre të gabuar për PDK-në kanë prodhuar këtë soj të politikanëve që fyejnë nënat e bijat tona dhe rrejnë para 2 milion qytetarëve pa u skuqur, por me ngërdheshje.