.
×

Haxhi Avdyli i LDK-së i tregon Ramush Haradinajt se “ku po i dhemb” Kosovës



Deklarata e shpeshtë e Ramush Haradinajt e thënë në Kuvendin e Kosovës “…se ku po ju dhemb” e ka shtyrë haxhi Avdylin, deputetin e LDK-së t’i tregojë atij se ku po i dhemb Kosovës nga vendimet  e tij, shkruan Botapress.

Haxhi Avdyli ka shkruar në Facebook se largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje.

Ja postimi i Haxhi Avdylit në Facebook:

 

 

 

Meqënëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje . Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.