.
×

Hava Kurti Krasniqi: Pas dasmës ka fjalë, ose pse nuk u dekoruan edhe Mark Krasniqi,Ukshin Hoti?  



 

Vërtet pas dasmave ka fjalë ,por edhe disa kritika duhet parasysh me i marrë.

U mendova shumë a me shkru a jo,por a heshtet kur sheh padrejtësi.

Festuam, kënduam, uruam ,edhe dekoruam.

Për dekorimin kemi mundur të propozojmë përmes e-mail. Edhe unë përmes e-mail kam dhënë një propozim, si bijë e kësaj toke e ndjeja obligim, por jam habitur që nuk mora asnjë përshëndetje asnjë falëminderim nga qeveria e vendit tim. Kjo nuk ndodh kurr në perëndim.

Në Europë shkohet me vlerat shoqërore e jo me mendjemadhësinë.

Në listën e të dekoruarve ishin disa që vërtet e merituan, por shumica politikaj.

Dhe më së shumti më ka habitur fakti se :

-Shteti nuk e dekoroi asnjë grua !!

dhe në listë e të dekoruarve nuk ishte asnjë nga të ndjerët: si Mark Krasniqi,Ukshin Hoti,etj

Se njeriu i ka të vdekurit sikur të gjallët e vet, e respekti ndaj kujtimit të të vdekurve është njerëzi,është vlerë e shenjt,është borgj.

 

Athua gratë e vendin tim nuk paskan merita për pavarsinë.

Athua u harruan kaq shpejtë veprat e atyre që kontribuan me shpirt.

Ky popull ka vuajtur shumë në diskriminim e injorim.

Dhe tani u dashka të vazhdojmë sikur bënë pushtuesit në vendin tonë …

Shteti do të lulëzojë në bazë të vlerave që reflektojmë.

Prandaj : bukën gjithmonë ta ndajmë drejt, për ta bërë shtetin SHTET !