.
×

Hava Kurti Krasniqi: Na fal oj toka nanë na fal



 

Na fal oj toka nanë na fal

na fal që të mbushëm dhembje edhe plagë

të pangopur mbetëm me pafundsinë tënde

e të vumë kufinj anë e mbanë

Ty që na dhe kopshte të bukura

detra e lumenj për të gjithë

ti që i mban Himalajet, bjeshkët,oqeanet

e ne si mbajmë dot as fjalët e dashurisë

Na fal oj toka nanë na fal

na fal o tempull i zotit që të vramë

ti na fale metale e ne i bëmë armë

se nuk dimë ta duam as vëllau vëllanë

Ti na dhurove shpresën edhe jetën

kaltërsinë e qiellit prej teje e shijojmë

poezi e dashurisë je toka jonë e dashurë

për fajin tonë ti dridhesh e qielli të vajton

Na fal oj toka nanë na fal