.
×

Hava Kurti Krasniqi apo Mona Liza nga Ferizaji



Gazetarja dhe shkrimtarja ferizajase qe jeton ne mergim Hava Kurti Krasniqi ishte per vizite ne Shqiperi,Maqedoni e Kosove. Ajo per albinfo.ch kishte shkruar se gjate udhetimit per ne atdhe ajo dhe bashkeshorti i saj ne Ancona te Italise kishin pare nje drite ylli tek binte nga qielli.

Ne studion e Flamur Ilazit ne Ferizaj ajo ka bere disa fotografi portret per librin e saj me tematike sportive. Fotografia e saj eshte komentuar neper rrjetet sociale si nje mrekulli e ngjashmerise me Monalizen e Leonardo Da Vicit.   Ajo ka vizituar edhe aktivitetin sportiv te femijeve  „ International Day of Sport for Development and Pace“  Dita nderkombetare e sportit per zhvillim dhe paqe“ paraditen e 6 prillit ne Prishtine.

Ajo eshte habitur me pjesemarrjen e hareshme te femijeve edhepse binte shi ata vraponin duke zhvilluar shume aktivitete njeherit, si vizatim,futboll,etj.

Se kujt i kushtohet libri i saj i ardhshem autorja nuk ka dhene shume te dhena por libri ne versionin shqip do te botohet ne ndonjeren nga shtepit tona botuese ndersa ne versionin gjermanisht do te botohet ne Zvicer apo ne Gjermani. Flitet se heronjt e ketij libri mund te jene legjendat e futbollit  per te cilet autoria shume shpesh ka shkruar neper mediat tona. Autoria punon ne Zurich te Zvicres si pedagoge ne nje shkolle zvicerane, shkruan per mediat shqiptare dhe te huaja.

Ajo gjate qendrimit ne atdhe ka ndjekur disa loje futbolli te moshave te vogla ne Ferizaj, gje qe flet se libri i saj i ardhshem do ti gezoje e motivoje femijet e shume kulturave.

Te shpresojme qe ky liber do te behet pjese e shume bibliotekave e librarive tona.

 

B.Burbuqe Heim