.
×

Hasi: Nuk i preferoja skuadrat ruse



Besnik Hasi thotë se ai nuk ka qenë aq i kënaqur me shortin e Europa League, pasi skuadra e tij, Anderlecht, është caktuar të përballet me Dinamo Moskën në kuadër të rundit eliminator të Europa League.

Kosovari e përcolli nga afër hedhjen e shortit, së bashku me përfaqësues të tjerë të klubit. Pas shortit, Hasi ka shprehur shqetësimin etij, duke thënë se skuadra e tij duhet të përballet edhe me sfida tjera josportive, si moti apo telashet me viza dhe dokumente.

“Unë kisha vetëm një dëshirë rreth shortit, dhe kjo ishte të shmangim klubet ruse”, ka deklaruar Hasi për mediat belge, transmeton Telegrafi.

“Dinamo po ia del mirë në këtë sport, dhe me lojtarë si Vainqueur, Denisov, Dzsudzsák është një ekip i fuqishëm me një buxhet që është katër ose pesë herë më i madh se i joni”.

“Tash ne e kemi dëshmuar se mund t’i mposhtim skuadrat e mëdha, por Moska është favorite”, ka shtuar ish-lojtari i kombëtares shqiptare.