.
×

Hashim Thaçit i vijnë vërejtje nga Lugina



Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë deklaruar se nuk do ta pranojnë idenë e Presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve e as nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen, nëse ndonjë nga fshatrat shqiptare mbetet jashtë. Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani mbrëmë në emisionin “DPT te Fidani”, ka thënë se kërkesa e përfaqësuesve të Luginës është që kjo problematikë të zgjidhet në tërësi, duke i përfshirë të gjitha vendbanimet shqiptare.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani ka thënë se ata nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje për korrigjim të kufijve nëse nuk përfshihen të gjitha fshatrat shqiptare.

Hasani mbrëmë në emisionin tha se këtë kërkesë të tyre ia kanë thënë edhe Presidentit Hashim Thaçi se kërkesa e përfaqësuesve të Luginës është që kjo problematikë të zgjidhet në tërësi, duke i përfshirë të gjitha vendbanimet shqiptare.

‘Ne i kemi thanë edhe Presidentit, edhe kur i kemi vizitu të gjitha partitë e tjera e grupet parlamentare se kërkesa e përfaqësuesve të Luginës është që kjo problematikë të zgjidhet në tërësi, duke i përfshirë të gjitha vendbanimet shqiptare”, tha Hasani.

Derisa deklaroi se edhe Presidenti Thaçi iu ka thënë se fjalën e fundit do ta thonë vet ata, dhe se ata do të vendosin nëse pranojnë një zgjidhje të tillë. Hasani tha se pa e nënshkruar përfaqësuesit e Luginës një marrëveshje të tillë, korrigjimi I kufijve nuk do të ndodhë.

‘Nuk është e pranueshme për ne, nëse një pjesë e fshatrave na mbeten jashtë, ne nuk e nënshkruajmë këtë marrëveshje. Edhe Presidenti vet na ka thanë që në fund ju do ta thoni fjalën e juaj dhe do ta nënshkruani a pranoni një zgjidhje të tillë. Pa e nënshkruar ne, kjo punë nuk kryhet”, tha deputeti Hasani.