.
×

Hasani: Veseli le ta çojë deri në fund shkarkimin e zyrtarëve me aktakuza, ose të japë dorëheqje



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i ftuar në emisionin Frontal në T7, e ka komentuar iniciativën e kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, për t’i larguar nga partia zyrtarët me aktakuza. Hasani thotë se Vesli duhet ta çojë deri në fund këtë nismë, e nëse nuk e bën, duhet të japë dorëheqje

Hasani e ka cilësuar të padrejtë momentin kur Veseli e ka nisur këtë iniciativë, pasi thotë se pikërisht me këta njerëz ai ka ardhur në pushtet dhe është e padrejtë t’u kërkohet tani të largohen.

“Nëse paska njerëz të inkriminuar ti ke ardhë në pushtet me atë njerëz, dhe ti sot do t’u thuash tash e tutje s’jeni pjesë e partisë”, ka thënë Hasani.

Hasani thotë se Veseli duhet ta çojë deri në fund nismën për t’i shkarkuar zyrtarët me aktakuza, e nëse nuk e bën këtë ai duhet të japë dorëheqje.

“Nëse Kadri Veseli e realizon këtë sfidë do ta ketë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, nëse nuk i bën këto do t’i mungojë mbështetja. Ai duhet t’i largojë. PDK’ja nuk do të thirret në njerëz të fortë, por në programin e fortë. Duhet të thirret në njerëz me vlera e jo në njerëz të fuqisë dhe gjokseve. Nëse Kadri Veseli e ka këtë guxim, ai do të jetë një lider i pakontestueshëm në Kosovë. Nëse e ndalë në gjysmë, PDK mund të jetë pjesë e historisë, nëse nuk e ndalë do të jetë pjesë e fitores në të ardhmen.”, ka thënë Hasani në Frontal.

Ndërkaq për deklaratat e Sami Lushtakut, ku ka thënë se në PDK janë disa persona të cilët e kontrollojnë drejtësinë, bizneset, mediat, Hasani tha se ai duhet të flasë me emra se kush janë ata persona.

“Ai që e ka dhënë deklaratën duhet të tregojë. Samiu duhet me thënë kryetar këta janë njerëzit. Nëse nuk e thotë duhet të mbaj përgjegjësi, sepse PDK është në krizë pikërisht për këtë. Për të dal nga kjo krizë, duhet një sfidë e Kadrisë për ta përballu u duhet ta sqaroj këtë çështje. PDK nuk mund të vie në pushtet nëse nuk e sqaron kush e kontrollon drejtësinë.