.
×

Hasani flet pas akuzave nga MTI-ja: Po më hakmerren, do t’i padisë për shpifje



Botapress 11 Korrik – Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka reaguar lidhur me akuzat që i ka bërë kjo ministri ndaj tij, për shkak të një borxhi që Hasani e kishte marrë sa ishte ministër.

Përmes Facebook-ut, ai ka thënë se ish-partia në të cilën bënte pjesë, po i hakmerret për shkak të largimit të tij nga Nisma.

“NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti”, ka shkruar Hasani.

Hasani e quan shpifje të ulët, akuzën se ai i ka marrë 2 mijë e 300 euro.

“Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm. Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare. Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankara. Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para”, shkruan ai.

Ish-ministri ka paralajmëruar se do t’i paditë për shpifje ata që e akuzuan.

“Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t’i padisë për shpifje.

Me përgjegjësi të plotë morale ju them se kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje!”, shkroi Hasani.

Para disa javësh, Hasani ka dhënë dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate. /Insajderi.com