.
×

Hasan Berisha mërgimtar nga Zvicra i shkruan Ardian Gjinit: Kur mundem mu taku me ty kryetar? (Letra)



 

Hasan Berisha, një mërgimtar nga Zvicra që ka investuar në Kosovë, i ka nisur një sms kryetarit të Gjakovës Ardian Gjinit në të cilin I bën me dije se prej tij nuk kërkon as favore e as lëmoshë. Berisha ka kërkuar nga kryetari Gjini që ta ndalë të keqen në komunën e Gjakovës sepse ai dhe investitorë nga Zvicra po sabotohen nga zyrtarët komunalë të Gjakovës, shkruan Botapress.

Berisha në fund ka kërkuar një takim me kryetarin Ardian Gjini për ta njoftuar për sfidat dhe sabotimet që po I bëhen atij në komunën e Gjakovës.

Ndryshe Hasan Berisha ka denoncuar edhe pushtetarët dhe kryetarët e mëparshëm të komunës së Gjakovës për padrejtësitë që po I bëhen atij tash e sa vjet në këtë komunë.