.
×

Harry dhe Megan nuk do të jetojnë më kurrë në Angli, largojnë stafin



Harry dhe Megan po bëjnë shkurtime në staf dhe po mbyllin zyrën e tyre në Buckingham Palace. Këto veprime të tyre tregojnë qartë se ata nuk do të kthehen ndonjëherë për të jetuar në Angli.

Një apo dy anëtarë të stafit mund të qëndrojnë në pallat për shërbime të tjera, por pjesa më e madhe po bëjnë negociatat e fundit para alrgimit. Vendimi i dukës dhe dukeshës për tu shpërngulur në Amerikën e Veriut duket se është përfundimtar.

Një burim tha për The Mail: “ Duke qënë se ata kanë vendosur të largohen, zyra dhe stafi duhet të shkurtohen.”

Evenimenti I fundit i Harry-t si Kapiten-Gjeneral i marinsave mbretërorë do të jetë koncerti muzikor Mountbatten në 7 mars. Ai dhe Megan priten gjithashtu të marrin pjesë në Ditën e Komonuellthit në 9 mars. Me këto veprimtari, çdo detyrë e tyre mbretërore mbaron.